OKB-ja tha të martën se po monitoron planin e Rusisë për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi “shumë afër” dhe se çdo përshkallëzim është një shkak për “shqetësim serioz”.
I pyetur nga Anadolu se si OKB-ja po e vlerëson planin e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi si dhe vërejtjet e Bjellorusisë se një vendosje e tillë nuk do të binte ndesh me Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore (NPT), Rolando Gomez, një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë, tha: Ne i kemi parë këto raporte. Çdo përshkallëzim i armëve bërthamore është një çështje shqetësimi serioz”, shkruan AA, transmeton GazetaDemos.
“I takon çdo shteti anëtar të mbajë përgjegjësinë e tij sipas NPT – Traktatit të Mospërhapjes bërthamore. Ne po e monitorojmë këtë situatë me shumë kujdes,” shtoi ai.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën se Moska do të përfundojë ndërtimin e një objekti të posaçëm magazinimi për armët taktike bërthamore në Bjellorusi.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha të martën se trajnimi i pilotëve për të drejtuar një aeroplan transportues bërthamor dhe ruajtja e municioneve bërthamore në territorin e vendit nuk bie ndesh me NPT-në./Demos/