Skulptura e Leotrim Ahmetit, vogëlushit nga Rezalla të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, do të vendoset shumë shpejt në qytetin e Skenderaj.
Në këtë skulpturë do të vendosen edhe fjalët e fundit të vogëlushit, të cilat ishin thënë pasi ishte goditur nga një granatë.
Fjalët e tij i kishte transmetuar nga nënë e tij Shukrie Ahmeti.
“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam semut prej barku Kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek se po kam dhimbje shumë”, kishte cituar Shukrie Ahmeti fjalët e djalit të saj.