Magazina

“Oh f***, s’kokna kanë t’u inciziu”, Dua Lipa ia merr fansit telefonin dhe i fton të gjithë të këndojnë bashkë

Dua Lipa mbrëmë solli në Prishtinë atmosferën e festivaleve botërore me performancën e saj prej rreth dy orëve, raporton GazetaDemos.

Teksa këndoi shumë nga hitet e saj edhe për publikun shqiptar, skishte si të mungonte edhe “Be The One”, këngë e cila u dëgjua mjaft shumë në vend.

Për këtë moment, Dua i kërkoi gjithë të pranishmëve të këndojnë bashkë, teksa ia mori telefonin dikujt nga fansat.

Duke i treguar se çfarë të këndojnë, e teksa dhe këndojnë bashkë të gjithë, këngëtarja me famë botërore e vëren që nuk e ka kapur asnjë nga këto çaste, pasi kishte harruar ta ndezte kamerën.

“Oh fu*k, i wasn’t recording”, u dëgjua teksa tha ajo, kur publiku shpërtheu në këngë.

@kenan94tair @Dua Lipa is home! 🫶✨@Sunny Hill Festival #dualipa #sunnyhillfestival #home #betheone ♬ original sound – ken94ta

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button