Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ‘Ofertat e Telekomit’: 287 punëtorë zgjodhën ndërprerjen vullnetare të kontratës, 72 tjerë pensionimin e parakohshëm

    13/05/2022 21:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 25 mars të këtij viti, ishte raportuar se punëtorët e Telekomit të Kosovës kishin pranuar një e-mail, ku atyre u ofrohej një pako me dy mundësi. Përmes kësaj shkrese, punëtorëve të Telekomit iu bë e ditur se mund të zgjedhin pensionim të parakohshëm nga vendi i tyre i punës ose ndërprerje të kontratës në mënyrë vullnetare. Pas përfundimit të afatit për aplikim, nga Telekomi i kanë thënë Reporterit se në total kanë pranuar 359 aplikime për t’i ekzekutuar këto dy opsione.

    Në e-mailin me titull ‘Ofertë me pako vullnetare për punëtorët’, Telekomi i Kosovës i njoftoi punëtorët për kushtet e aplikimit për këtë pako. Mundësia për pensionim të parakohshëm u ofrohej vetëm punëtorëve që, në kushte normale, do të dilnin në pension në katër vitet e ardhshme, pra 2023-2026 kurse mundësia për ndërprerje vullnetare të kontratës i ofrohej secilit punëtor.

    Anipse data e fundit për aplikim për këtë pako dalëse ishte vendosur të jetë 25 prilli 2022, ankesat e shumta nga punëtorët që nuk arritën të aplikonin as brenda këtij afati, bënë që aplikimi të shtyhet deri më 10 maj 2022.

    Telekomi i Kosovës njoftoi se në periudhën shtesë të afatit, numri i aplikimeve u rrit.

    “UD e Kryeshefes Ekzekutive e kishte zgjatur afatin e aplikimit deri më datën 10.05.2022 me kërkesë të sindikatave, të arsyetuar me të dhënat e tyre se një numër i punëtorëve të interesuar nuk kishin arritur të aplikojnë deri më 25.04.2022 kur u përmbyll afati. Pas 25.04, kemi pasur edhe një numër të aplikimeve.”, kanë thënë nga Telekomi.

    Numri total i të punësuarve që kanë aplikuar është 359, ku 72 prej tyre kanë aplikuar për mundësinë e pensionimit të parakohshëm, kurse 287 të tjerë për ndërprerje vullnetare të kontratës, shkruan Reporteri.net.

    Aplikimet e pranuara tashmë do shqyrtohen nga një komision përkatës deri më 17 maj, dhe shumë shpejt do të dilet me një listë përfundimtare të rezultateve.

    “Një komision profesional i themeluar nga UD e Kryeshefes Ekzekutive do të punojë deri me datën 17 maj 2022, për të pasur një listë përfundimtare të punësuarve që do t’u aprovohet kërkesa për largim vullnetar, me kompensimin përkatës.”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.

    Ndryshe, ata punëtorë që zgjedhin pensionimin e parakohshëm do të përfitojnë 60 për qind të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim, derisa atyre që vullnetarisht ndërpresin kontratën e punës do t’u jipen përnjëherë 24 paga bruto.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas problemeve me rrjet gjatë ditës së djeshme e sot, Telekomi ka një njoftim për qytetarët

    Kurti krenohet për shpenzimin e 7 milionë eurove për punëtorët e Telekomit që do të qëndrojnë në shtëpi

    Telekomi: Janë identifikuar adresat prej nga po vjen sulmi kibernetik

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.