Blerim Vela nuk do të jetë më shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.
Vela ishte emëruar shef i stafit të presidentes Osmani tre vite më parë.
Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, u kërkua shkarkimi i tij, pasi i njëjti ofendoi rëndë gazetarin kosovar në pension, Fahri Musliu pasi tha se “është babai i Aleksander Vucicit”.
Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së”.
Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.
“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.
Ndërkohë presidenti serb ka Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.
Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja e saktë e largimit të tij nga kjo pozitë. /Demokracia/