Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e tjerë të sektorit privat, i është drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit globale që parashikojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
Duke marrë parasysh se shumë qeveri të shteteve evropiane tashmë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur ekonomitë e tyre përmes subvencioneve dhe mbështetjes direkte për bizneset, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon që Qeveria e Kosovës të ndjekë këtë shembull dhe të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të sektorit privat.
“Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të subvencionojë sektorin privat dhe të kërkojë nga ZRrE anulimin e vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor, bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.”, thuhet tutje në njoftim.