Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    OEK: KEDS ka shkuar me policë tek bizneset për të bërë shkyçjen, ZRrE t’i ndalojë këto veprime të dhunshme

    16/08/2025 16:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE. Ndaj kësaj ka reaguar Oda Ekonomike e Kosovës, nga ku përmes një komunikate për media është kundërshtuar ky veprim. Po ashtu, OEK ka theksuar se kanë përcjell me shqetësim situatën ‘’kaotike’’ që është krijuar nga ‘’vendimi i jashtëligjshëm’’ i ZRrE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike.

    Nga OEK është thënë edhe se, ata kanë pranuar ankesa nga bizneset se zyrtarët e KEDS-it, nën shoqërimin e policisë kanë shkuar në objektet dhe hapësirat e bizneseve për të ndërprerë rrymën.

    Në komunikatë theksohet edhe se ky veprim, pra ‘‘qëndrimi prapa i aparaturës policore’’  për të ndërprerë rrymën, paraqet humbje shprese’’.

    ‘‘Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërprerjen e energjisë që rrezikon bizneset dhe ekonominë e vendit

    Oda Ekonomike e Kosovës ka përcjellë sot me shqetësim situatën kaotike që është krijuar nga vendimi i jashtëligjshëm i ZRrE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike. Ky është një vendim që sot ka goditur në mënyrën më të ulët bizneset, ekonominë e vendit dhe për më keq, qytetarët e Republikës së Kosovës. Kemi pranuar ankesa nga bizneset se zyrtarët e KEDS-it, nën shoqërimin e policisë kanë shkuar në objektet dhe hapësirat e bizneseve për të ndërprerë energjinë elektrike. Prania e policisë ka krijuar një imazh shumë negativ tek kompanitë, sidomos tek investitorët e huaj. Qëndrimi prapa i aparaturës policore në ekzekutimin e këtij vendimi paraqet jo vetëm humbje shprese për të sjellë investime të huaja, por edhe humbje të mundësive për zgjerimin e investimeve të bizneseve vendore’’, thuhet mes tjerash.

    Tutje, nga OEK është thënë se ka raste që zyrtarët e KEDS kanë shkuar për të ndërprerë rrymën edhe tek bizneset që kanë kontrata të lidhura.

    ‘‘Gjithashtu, kemi raste kur bizneset kanë kontrata të lidhura, por zyrtarët e KEDS-it prapëseprapë kanë shkuar për të ndërprerë energjinë elektrike. Po ashtu, kemi biznese që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë të energjisë elektrike, megjithatë edhe atyre u është ndërprerë energjia. Kjo e tregon më së miri se procesi i daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka qenë fare i përgatitur’’, është thënë më tej.

    Në fund, OEK i ka bërë thirrje ZRrE-së të ndalojë menjëherë këto veprime dhe të kthehet në dialog me përfaqësuesit e sektorit privat për të organizuar një tranzicion të mirëplanifikuar për daljen në tregun e lirë të energjisë

    ‘‘Për këtë arsye, i bëjmë thirrje ZRrE-së të ndalojë menjëherë këto veprime arbitrare (dhunshme) dhe të kthehet në dialog me përfaqësuesit e sektorit privat për të organizuar një tranzicion të mirëplanifikuar për daljen në tregun e lirë të energjisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohen bizneset të cilat përbëjnë 60% të ekonomisë së Kosovës, kanë të punësuar 143 mijë qytetarë të vendit dhe janë më meritorët për stadin ku ka arritur zhvillimi i shtetit të Kosovës. Një vendimi të tillë si sot, të vetmit që iu janë gëzuar janë armiqtë e Kosovës’’, përfundohet nga OEK. 

    Artikuj të ngjashëm

    Shtëpia e Bardhë thotë se planet për takimin Putin -Zelensky janë duke u diskutuar: Ka shumë opsione

    Takimi me MASHTI-n, SBASHK-u paralajmëron masa në rast dështimi

    Kadrijaj: Vendimi i Kushtetueses është obligativ, nesër duhet t’i jepet fund lojërave politike

    Të Fundit

    Shtëpia e Bardhë thotë se planet për takimin Putin -Zelensky janë duke u diskutuar: Ka shumë opsione

    Takimi me MASHTI-n, SBASHK-u paralajmëron masa në rast dështimi

    Kadrijaj: Vendimi i Kushtetueses është obligativ, nesër duhet t’i jepet fund lojërave politike

    Publikohen pamjet nga momenti kur Vuçiq mezi qëndron në këmbë, Mojsiloviq i del në ndihmë

    Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.