Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Oda Amerikane deklarohet për Fondin Sovran, thotë se ka strategji alternative

    22/11/2023 14:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shfaqur qëndrimin e saj rreth projektligjit për Fondin Sovran, tashmë kur i njëjti pritet të diskutohet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

    OEA ka vlerësuar përpjekjet për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, si dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Republika e Kosovës.

    Oda Amerikane thekson se ka strategji alternative që mund të jenë më të përshtatshme në ndërtimin e një portofoli të investimeve dhe diversifikimit të burimeve financiare, veçanërisht, privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe ndërmarrjeve shoqërore mund të sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme për ekonominë.

    “Kosova, si një vend me sfida ekonomike, ka burime të kufizuara financiare për investime strategjike. Fondi Sovran do të kërkonte një alokim të madh të këtyre burimeve, duke lënë pas dore fushat e tjera prioritare. Një hap i tillë do të mund të çonte në rritjen e ngarkesës fiskale dhe frenimin e rritjes ekonomike”.

    Prandaj, OEA beson fuqishëm se mjetet e buxhetit, edhe ashtu të kufizuar të shtetit, duhet të investohen në fusha kritike, të cilat përfshijnë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin, prodhimin vendor, ndërmarrësinë dhe rritjen e aftësive profesionale.

    “Derisa fondet sovrane mund të ofrojnë kthime të mira mbi investimet, ato gjithashtu bartin edhe një nivel rreziku. Për më tepër, inkorporimi i aseteve të ndërmarrjeve publike me performancë të dobët në Fondin Sovran nuk duket si një hap i mençur për të garantuar qëndrueshmërinë dhe rendimentin e duhur”.

    “Menaxhimi efikas i një fondi sovran kërkon një ekip ekspertësh financiarë me përvojë dhe njohuri të thella. Kosova mund të përballet me sfida për të ndërtuar këtë lloj ekspertize, duke e ditur që një numër organizatash shtetërore nuk e kanë të zgjidhur çështjen e udhëheqjes dhe menaxhimit. Pa një menaxhim dhe mbikëqyrje të duhur, Fondi Sovran mund të përballet me vështirësi në arritjen e objektivave të tij financiare. Përtej aspekteve teknike, menaxhimi i fondit kërkon një nivel të lartë transparence dhe llogaridhënie. Me ndarjen e fondeve sovrane nga buxheti i qeverisë, rrezikohet humbja e kësaj transparence, për shkak të ndikimit të mundshëm politik”.

    “Edhe pse themelimi i një Fondi Sovran mund të duket si një mënyrë për të mbështetur ekonominë, është i dukshëm diskriminimi ndaj ndërmarrjeve private. Të gjitha ndërmarrjet, pavarësisht nga struktura e tyre, kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës dhe duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ky parim mes tjerash është i ngulitur edhe në aktin më të lartë juridik të vendit, si bazë e rregullimit ekonomik. Po ashtu, Oda Amerikane beson se kriteret për përzgjedhjen e ndërmarrjeve kampione nuk janë të qartësuara sa duhet dhe rrjedhimisht lënë hapësirë për vendime subjektive. Me qëllim të shmangies së subjektivitetit, duhet një specifikim deri në detaje i këtyre kritereve në aktin primar ligjor”, thonë nga kjo odë.

    Si përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë konsideron se duhet të shqyrtohen me kujdes të gjitha opsionet para se të merren vendime të mëdha financiare si themelimi i një Fondi Sovran, duke theksuar rëndësinë e strategjive që sjellin më së shumti përfitime për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Zeka: Kompani amerikane po i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova

    Oda Ekonomike Amerikane: Kosova duhet të lirohet nga diskursi i konfliktit dhe jostabilitetit

    Ekspertët ligjorë të FSRK-së i reagojnë Hotit pas komenteve të tij

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.