Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” po mban konferencë në të cilën do të flitet për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Këtu do të bëhet prezantimi i studimit me titull “Sulmi terrorist në Banjskë – implikimet rajonale e gjeopolitike” ku do të bëhen të ditura të dhëna për agresionin e asaj dite.
Në panel si të ftuar për diskutime janë: Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, Jasmin Mujanoviq përfaqësues i ShBA-së, Ilir Kulla nga Shqipëria, Ivica Antiq nga Kroacia, Avdo Avdoc nga Bosnja, pastaj Rade Radovanoviq nga Serbia dhe Nazim Rashidi nga Maqedonia e Veriut.
Punimi ka për autorë Agim Musliun, Arta Haxhixhemajlin e Taulant Elshanin.