Administrata Trump nuk i ka dhënë ende një përgjigje të qartë ushtrisë izraelite nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen drejtpërdrejt në luftën kundër Iranit, raportoi “The New York Times”, duke cituar dy zyrtarë izraelitë të mbrojtjes.
Sipas gazetës amerikane, zyrtarët izraelitë që folën në kushte anonimiteti besojnë se Uashingtoni është shumë afër marrjes së vendimit për ndërhyrje dhe se përgatitjet për një sulm të mundshëm tashmë kanë nisur.
Bazuar në bisedat e zhvilluara me homologët amerikanë në dy ditët e fundit, ata kanë vlerësuar se një ofensivë amerikane ndaj Iranit mund të ndodhë brenda pak ditësh.