Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nxënësi 17-vjeçar hidhet për 10 euro nga dritarja e gjimnazit në Gjirokastër

    06/05/2025 16:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, A. M., 17 vjeç, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të shkollës, duke pësuar dëmtime fizike dhe duke përfunduar në spital.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë orarit mësimor, në prani të shokëve të klasës dhe stafit pedagogjik. Sipas burimeve të Top Channel nga Drejtoria Arsimore dhe dëshmive të mbledhura nga policia, mësohet se ngjarja lidhet me një bast të vendosur mes nxënësve. Tre shokë të tij kanë deklaruar në polici se adoleshenti u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra (10 euro)

    Nxënësi u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar dëmtime në gjymtyrë.

    Kjo është ngjarja e tretë e rëndë në të njëjtin institucion brenda tre muajve. Më herët, dy nxënës të tjerë 16-vjeçarë kanë ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, duke ngritur shqetësime për gjendjen psikologjike të të rinjve dhe nevojën për ndërhyrje urgjente institucionale.

    Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

    Artikuj të ngjashëm

    Iu vu flaka gjimnazit në Ferizaj, deputeti i VV-së akuzon “Mafinë e Betonit”

    Të Fundit

    Shala: Kosova që tri vjet pa rezerva shtetërore – njëherë u blenë e nuk erdhën kurrë

    Haradinaj për takimin e presidentes me liderët politik: Një fotografi e mirë dhe e duhur për Kosovën!

    Rama kur pyetet për integrimin në BE: Nuk u martuam sot

    Kosovari në Zvicer mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: Ka qenë vëllai im binjak!

    Alma Kaçi, pjesë e videos skandaloze në zyrën e Safet Gjicit, në ‘ballë’ të protestës së thirrur nga Sali Berisha

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.