Sot rreth orës 14:00, në rrugën ”Ibrahim Mazreku” në Malishevë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Por, deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, raporton GazetaDemos.
Siç njoftoi zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj, për GazetënDemos, në këtë perleshje janë përfshirë disa nxënës të shkollave të mesme.
I njëjti tha se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, teksa shtoi se janë “në kërkim të disa të tjerëve”.
‘’Atë që mund t’ua konfirmoj aktualisht është se rreth orës 14:00 në rrugën ”Ibrahim Mazreku” është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje, e në lidhje me këtë rast është arrestuar një person. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Kanë qenë të përfshirë disa persona. Jemi në kërkim të tyre’’, tha Elezaj për Demos.