Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçit.
Nura, përmes një postimi në facebook është shprehur se Haxhi Thaçi iku nga kjo botë me mërzi të madhe.
“Lamtumirë, Baci Haxhi!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e kobshëm, për vdekjen e babait të Presidentit Hashim Thaçi, Baci Haxhi, që iku nga kjo botë me mërzi të madhe.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Thaçi dhe të gjithë të tjerëve që u prekën nga ky lajm morti!”, ka shkruar Nura.