Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka folur për situatën e krijuar pas reshjeve të shiut në këtë qytet.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se me ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Në Llaushë, Tushilë, Kllodernicë, për të parë nga afër situatën e krijuar pas të reshurave që po vazhdojnë edhe tani me intensitet, si dhe për t’u gjendur afër familjeve që janë prekur nga vërshimet në disa fshatra dhe në qytet dhe duke u përpjekur maksimalisht të bëjmë më të mirën e mundshme, bashkë me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit, në mënyrë që gjendja mos të përkeqësohet”, ka shkruar Nura.