Kandidati për deputet nga AAK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit, Hamdi Komoni-Loki, ishte pjesë e tubimit të madh elektoral të partisë në fjalë që u mbajt mbrëmë në Gjakovë, shkruan Gazeta Demos.
51-shi i AAK-së, përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar gjakovarët për mikpritjen dhe përkrahjen që morën.
‘’ Më 9 shkurt, Gjakova dhe gjithë Kosova zgjedhin fitoren me numrin 137✅ dhe me mua me numrin 51.
Rroftë Gjakova, rroftë Kosova!’’, ka shkruar Loki.
Postimi i plotë i tij:
Gjakova, djepi i trimërisë dhe i kulturës!
Faleminderit Gjakovë për shpirtin e madh, për mikpritjen dhe përkrahjen që na dhatë sot. Këtu ndjehet zemra e Kosovës, këtu vazhdon rrugëtimi ynë për një Kosovë fituese!
Më 9 shkurt, Gjakova dhe gjithë Kosova zgjedhin fitoren me numrin 137✅ dhe me mua me numrin 51.
Rroftë Gjakova, rroftë Kosova!
#KosovaFituese #137✅ #HamdiKomoni51 #AAK