Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Numërimi i votave të diasporës, Elezi del me një njoftim

    26/02/2025 21:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Numërimi i votimeve në konsulata dhe ambasada – në 19 shtete – është duke u bërë dhe rezultatet përfundimtare të atyre rreth 15 mijë votave do të dalin edhe uebfaqen zyrtare, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Pas atyre në konsulata, pritet të fillojë edhe numërimi i 63 mijë zarfeve të dërguara me postë nga diaspora kosovare, njoftoi Elezi, siç e citoi “Ekonomia Online”.

    “Siç e dini, procesi i votimit më 8 shkurt është organizuar në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Procesi i numërimit është transparent dhe vëzhguesit e akredituar janë njoftuar me kohë. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë vendvotimi, brenda një kohe të shpejtë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas përfaqësive diplomatike, do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, u shpreh Elezi.

    “Gjithashtu, pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, po planifikojmë që të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Sipas të dhënave, pas procesit të vlerësimit, janë aprovuar më shumë se 63 mijë zarfe të supozuara me fletëvotime që do të numërohen. Dhe pasi të përfundojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, në proces të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendvotime dhe fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Prapa nesh janë 11 tavolina të numërimit të votimit dhe janë më shumë se 15 mijë votime dhe është e pamundur të dijmë se sa mund të zgjasë. Besohet se do të bëhet në kohën sa me shpejtë”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Zgjedhjet komunale, subjektet politike mund ta paraqesin aplikimin edhe online

    KQZ: Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhje

    Të Fundit

    Policia konfirmon raportin e DEMOS, Ndalohen gjashtë persona gjatë vënies së gurthemeleve për urat mbi Ibër

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.