Në fundjavë pati një diskutim se Kanye West nuk ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së vajzës, Chicago West.
Një burim i afërt me Kim ka zbuluar se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“Kanye nuk ka qenë i ftuar në ditëlindje. Ata nuk janë në marrëdhënie të mirë. Është neutrale dhe nuk dëshiron ndonjë dramë. Kim është e mërzitur që Kanye vazhdon të flas për çështjet familjare në rrjetet sociale. Ai mendon se ka të drejtë mbi Kimin por nuk është ashtu. Ka kaluar ajo kohë”, shtoi burimi.
Kanye i tha në mënyrë specifike botës: “Po, unë thjesht po i uroj vajzës sime ditëlindjen për publikun. Nuk më lejuan të di se ku po mbahet festa e saj. Është një gjë që me të vërtetë ka ndikuar në shëndetin tim për një kohë të gjatë dhe thjesht nuk po luaj. Po marr kontrollin e tregimit tim këtë vit”.
Megjithatë e gjithë historia përfundoi duke marrë pjesë Kanye edhe pse nuk ishte i ftuar.