Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Nuk të ka hije me qesh, është çështje serioze”, Abelard Tahiri i reagon kryeministrit Kurti

    07/07/2021 11:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, se po flet për të kaluarën sa herë që po ftohet në ndonjë debat parlamentar.

    Ai tha se kryeministri Kurti duhet që të flet më shumë për angazhimin e tij si kryeministër, përfshirë këtu edhe për Marrëveshjen e Washingtonit.

    “Kryeministër mos dil këtu me e komentu atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, se të kemi pa tu komentu dhe ke bërë opozitarizëm për 12 vite në këtë Kuvend. Në rregull jemi dhe i dimë krejt. Mos dil me e komentu të kaluarën, dil me na fol me të ardhmen. Dil me na fol për marrëveshjen. Dil me na fol për angazhimin tonë për me e rikuperu nëse është bërë ndonjë dëmë”, ka thënë Tahiri.

    Gjatë kohës sa po fliste ai, Tahiri reagoi duke i bërë thirrje Kurtit që të mos qesh kur flitet për tema serioze.

     

    “Është një çështje shumë serioze dhe nuk të ka hije me qesh. Koncentrohu, fokusohu, mos u merr me të kaluarën por merru me të ardhmen. Ne kemi plotësisht të drejtë që të jemi skeptik kur përmendet Albin Kurti dhe SHBA-të sepse i dimë skeptizmat e tua, por ato lej mbrapa dhe fokusohu për të ardhmen. Në mungesë të vizionit ti del dhe flet për ta kaluarën”, ka thënë Tahiri.

     

    Aktualisht në Kuvend është duke u mbajtur debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit. .

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.