Nuk shkon në seancën e kuvendit, Pacolli: Bota e qytetëruar e kupton me kë kemi të bëjmë

Behgjet Pacolli e ka quajtur “akt ç’njerëzor” deklaratën e gjykatëses serbe, Danica Marinkoviq, për mohimin e masakrës së Reçakut.

Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së, i cili nuk është prezent në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të shtunën, e ka akuzuar për shpifje dhe gënjeshtra gjykatësen serbe.

“Deklarata e ‘gjyqtares’ Danica Marinković, ‘Kosovo Online’ me rastin e përvjetorit të Reçakut, përveç që është gënjeshtër dhe shpifje, është edhe akt çnjerëzor ndaj viktimave dhe familjeve të Raçakut. Këtë e dinë të gjithë dhe bota e qytetëruar e kupton çdo ditë, me kë kemi të bëjmë”, shkroi sot Pacolli.

Pacolli, siç raportoi sot Paparaci, ndodhet në mesin e katër deputetëve të LDK-së që mungojnë në seancën e sotme të kuvendit.

Reklama