Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë “përplasur” mbrëmë kur kanë vizituar një polic i cili, siç pretendohet u sulmua mbrëmë para Radio Televizionit të Serbisë gjatë protestave të studentëve.
Pjesëtarët e Xhandarmërisë rrahën studentët në një bllokadë para RTS-së, ku kishin bllokuar ndërtesën e shërbimit publik, dhe Daçiq u përpoq të “justifikojë dhunën ndaj studentëve”, dduke thënë se policia nuk ka ndërhyrë.
“President, nëse mund të them vetëm, meqë disa media filluan menjëherë të thonë gënjeshtra, nuk pati ndërhyrje policore, si gjithmonë”, tha Daçiç për mediat.
Vuçiq u pa i tensionuar gjatë deklaratës së Daçiqit dhe u largua menjëherë duke thënë se “Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim”.