Një këshilltar i Volodymyr Zelensky i tha BBC-së se Ukraina “e refuzoi menjëherë” sugjerimin e Vladimir Putin që të dy liderët të takoheshin në Moskë.
Agjencia AFP raportoi më parë se Putin kishte propozuar takimin gjatë një bisede me Donald Trump të hënën.
Presidenti amerikan bëri një thirrje të paplanifikuar me Putinin ndërsa vizita e Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë ishte ende në zhvillim, ku u diskutua mundësia e një takimi midis liderëve në konflikt.
Kur u pyet mbi raportin se Putin kishte sugjeruar një samit në Moskë, këshilltari presidencial ukrainas Dmytro Lytvyn tha për BBC-në: “Çfarë lloj reagimi prisni nga ne? Ai e tha, të gjithë e refuzuan menjëherë, dhe nga dje ne e kemi kaluar tashmë këtë çështje”.