Magazina

“Nuk ia dëgjova kurrë zemrën”, Aida Doçit flet për herë të parë për abortin që kaloi

Këngëtarja Aida Doçi ka ndarë për herë të parë një rrëfim të ndjeshëm gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku foli hapur për humbjen e një shtatzënie pas një pritjeje të gjatë për t’u bërë nënë.

Ajo tregoi se shtatzënia kishte ardhur pas rreth dy vitesh përpjekje, por fatkeqësisht nuk kishte zgjatur shumë.

Sipas saj, nuk arriti asnjëherë ta dëgjonte rrahjen e zemrës së foshnjës, ndërsa mjekja i kishte bërë të ditur se shtatzënia nuk po zhvillohej siç duhet dhe ishte e detyruar të ndërpriste atë.

Artistja u shpreh se kjo periudhë ishte shumë e vështirë emocionalisht, pavarësisht përpjekjeve për të qëndruar e fortë.

Megjithatë, më vonë ajo mbeti sërish shtatzënë, por pranoi se gjithë procesin e shtatzënisë e kishte shoqëruar me frikë dhe pasiguri për shkak të përvojës së mëparshme.

“Ndodhi shtatzënia, por nuk zgjati shumë, as dy muaj, nuk munda me ia dëgju kurrë zemrën asaj bebes që e prita kaq shumë. Më tha doktoresha që nuk po shkon mirë, duhet të abortosh”.

“Këtë periudhë nuk e kam përjetuar shumë mirë, edhe pse u mundojsha të jem e fortë. Por, pastaj nuk shkoj shumë gjatë dhe mbeta shtatzënë me vajzë e madhe, por prapë gjithë procesin e shtatzënisë e kam kaluar me shumë frikë”, tha ajo.

Back to top button