Dy të dyshuar nuk kanë përfillur urdhërat e zyrtarëve policor për tu ndalur në Sfircë të Kamenicës, të njëjtit me kamionin e ngarkuar me dru, kanë ikur në drejtim të Serbisë, shkruan GazetaDemos.
Rasti është kualifikuar si kalim illegal i kufirit dhe vazhdon të hetohet edhe më tutje, njofton Policia e Kosovës.
“KALIM ILEGAL I KUFIRIT – Fsh. Svircë, Kamenicë 19.09.2023 – 18:35. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nuk kanë respektuar urdhrin e zyrtarëve policorë pasi që me kamion me dru, kanë ikur në drejtim të Serbisë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia./GazetaDemos/