Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi”, kolonelja serbe Radovanoviq thotë se Daçiq gaboi

    20/07/2024 23:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Slavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, e ka kritikuar ministrin serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, lidhur me rastin e Faton Hajrizit.

    Ajo ka thënë se Daçiq  me deklaratat e tij të shpeshta dhe ndonjëherë siç i ka quajtur ajo të pashembullta ka treguar se nuk është i denjë për postin që bart.

    Siç shkruan mediumi serb, “Nova”, në paraqitjen e tij për publikun, ministri i Policisë Ivica Daçiq ka bërë të ditur se Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasjen e policit kufitar Krsmanoviq, është lokalizuar dhe likuiduar në afërsi të Loznicës. Ky ishte vetëm njëri në një sërë njoftimesh dhe fjalimesh publike të ministrit të Policisë në dy ditët e fundit, pas ngjarjes tragjike të 18 korrikut në Lipnicki Shor, afër Loznicës.

    Më pastaj, shumë shpejt erdhi paraqitja tjetër e Daçiqit duke e quajtur terrorizëm vrasjen e policit Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Iliq.

    “Ky nuk duhet të quhet terrorizëm, sepse është një person i arratisur nga burgu, një kriminel që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Ministri Daçiq është dashur t’i drejtohet publikut, por jo aq shpesh dhe jo me aq shumë informacione që janë bërë publike. Nuk duhet të jetë i vetmi që të shpallë vrasjen e një punonjësi policie, kjo është punë e drejtorit të policisë apo ndihmësit të tij. Me paraqitjet tij të shpeshta, e më pas polemika me lajmet që publikoheshin në mediat kosovare”, shpjegon kolonelja e pensionuar e policisë, Slavica Radovanoviq.

    Ajo më tej tha se “deklaratat e shumta të ministrit të Policisë, që polemizoi me një punëtor ndërtimi, përplasjet e tij përmes komunikatave gjithë këtë situatë e shndërruan në cirk dhe një lloj reality shoë”.

    “Së njëri vëlla dyshohej për vrasjen, më pas doli tjetri. Pikërisht për këtë ministri nuk duhet të deklarohej kaq shpesh dhe të bëjë publike kaq shumë informacione, sepse gjithçka duket joserioze dhe e padenjë për atë pozicion”, shpjegon Radovanoviq.

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.