Donika Gërvalla nga VV-ja foli për mos konstituimin e Kuvendit.
Ajo u pyet nga gazetarët se a ka biseduar me deputeten Shqipe Selimin për mosvotimin e saj.
“Zonja Selimi i merr vendimet e saja, ai është vendim personal, nuk kam arsye ta komentoj”, tha Gërvalla.
“Për asnjërin nga të akuzuarit e Hagës nuk komentoj ndërkohë që ata ndodhen në një situatë krejt tjetër”, shtoi ajo kur u pyet se a i ka rënë pishman rreth vlerësimeve për ish-shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, që dikur e quante ‘pjesë të bandave kriminale’.