Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nuk e respektuan orarin e punës, Komuna e Malishevës ua heq meditjet 6 drejtorëve e 46 mësimdhënëse

    18/03/2022 18:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtoria e Arsimit në Malishevë ka ndëshkuar me heqje të meditjeve 6 drejtorë të shkollave dhe 56 mësimdhënës për mungesa në orar të punës, shkruan GazetaDemos.

    Drejtoresha i këtij dikasteri ka treguar se mosrespektimi i orarit të punës nuk do të tolerohet më në shkollat e Komunës së Malishevës.

    “Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, ka thënë Arbëreshë Krasniqi.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtoria e arsimit në Malishevë ndëshkon me heqje të meditjeve drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit për mungesa në orar të punës


    Malishevë, 18 mars


    Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur, se në kuadër të zhvillimit të detyrave dhe aktiviteteve si drejtori, ka identifikuar mungesa në orarin e punës nga ana e 6 drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve dhe ndaj të njëjtëve është marrë masa e heqjes së meditjeve.


    “Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, ka deklaruar drejtoresha Krasniqi.


    Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.

    Artikuj të ngjashëm

    Lushaku jep dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në Prishtinë për t’u bërë deputete

    Të reshurat e borës: Gjendje e rënduar në rrugën për Malishevë 

    Drejtoresha e Arsimit në Malishevë për 12 vjeçarin që vdiq sot: Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë

    Të Fundit

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Vetaksident tragjik në Pejë, Prokuroria: Jemi në pritje të identifikimit zyrtar të viktimës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.