Kryeministrja e Estonisë sot është shpallur në listën e personave të kërkuar nga Rusia për shkak të përpjekjeve të saj që të heqë monumentet e periudhës sovjetike në shtetin e saj.
Kaja Kallas, ka reaguar ndaj vendimit të Rusisë për të lëshuar urdhërarrest për të për akuzat penale që lidhen me shkatërrimin e monumenteve të periudhës sovjetike.
“Aktivitetet e Rusisë nuk janë befasi. Kjo është taktika e tyre e zakonshme e frikësimit. Federata Ruse mendon se një urdhërarrest fiktiv do të ndihmojë të mbajë qetësinë e Estonisë. Unë nuk do të hesht dhe do të vazhdoj të mbështes fuqishëm Ukrainën dhe të përpiqem të forcojë mbrojtjen e Evropës”, ka thënë kryeministrja estoneze.
Sipas Kallasit, Rusia edhe gjatë historisë ka përdorur autoritetet gjyqësore për të justifikuar persekutimet e saj.
“KGB-ja ka lëshuar një urdhërarrest për familjen time në të kaluarën”, tregon Kallas.