Magazina

Nuk do ta besoni, ky raportohet se do jetë banori i BBVK

Artisti që u bë i njohur dhe mori vëmendje të madhe me këngën e tij “E kujna lule”, ka befasuar të gjithë ndjekësit me një lëvizje të papritur.

Prej ditësh, të gjitha postimet e Bejtës nga rrjetet e tij sociale janë fshirë, duke lënë fansat të habitur e të paqartë për arsyet e kësaj ‘zhdukjeje’ të menjëhershme.

Sipas bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, kontakti me këngëtarin është ndërprerë plotësisht, ndërsa edhe menaxhmenti i tij nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për gjendjen aktuale të artistit.


Kjo ka shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth asaj që po ndodh pas kuintave.

Mirëpo, siç raporton Prive – Klan Kosova, historia nuk mbaron me kaq.


Burime të afërta me emisionin tregojnë se ‘zhdukja’ e Bejtës nga rrjetet sociale nuk është rastësore.

Madje, flitet se këngëtari është në bisedime të avancuara për të qenë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, si një nga banorët e rinj të shtëpisë më të komentuar të momentit.

Nëse thashethemet konfirmohen, hyrja e Bejtës pritet të jetë një nga surprizat më të komentuara të sezonit, duke kombinuar famën e tij muzikore me një karakter enigmatik që tashmë ka filluar të ngjallë debat e pritshmëri të larta.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button