Nol Nushi nga PSD, tha se kryeministri Kurti është “instrumentalizues i çdo teme”.
Sipas tij, Kurti as të drejtat e LGBT-së nuk i ka seriozisisht.
“Prap ka me shku në Podujevë me thanë Pasha Kuranin, Pasha Musafin kemi me fitu Podujevën”, tha ai.
“Nuk janë vetëm këta dy që s’e kanë votu Kodin Civil, janë edhe të tjerët”, tha Nushi për largimin e dy deputetëve nga VV-ja.
“Kushdo që është servil i Kurtit merr hapësirë”, tha Nushi në Pressing, transmeton Express.
“Kurtit nuk i intereson me kalu Kodin Civil, ai po don me u kallxu liberal karshi ndërkombëtarëve përmes Kodit Civil, ndonëse i bën 100 ligje që nuk janë liberale me tendencë autoritare…”, u shpreh Nushi.