Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit ka mbajtur një tubim në një objekt fetar në fshatin Majac, i cili ishte mbuluar me perde të zeza.
“Janë për Kod Civil dhe shkojnë e mbajnë tubim brenda xhamisë, dhe e mbulojnë me këse të zezë që mos me u dukë. Këta s’janë as për kod, as për xhami. Këta janë veç për vota. Gjithçka e kanë instrument për vota. Mos i voto!”, ka shkruar Nushi.
Pas kritikave, Vetëvendosje ka dalë me një reagim, duke pretenduar se tubimi nuk është mbajtur në një xhami funksionale, por në një objekt të vjetër që tashmë shfrytëzohet për takime komunitare dhe ceremoni mortore.