Një pjesë fushore dhe malore ndërmjet Malishevës dhe Klinës është përfshirë nga zjarri.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke shtuar se policia e zjarrëfiksit kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
“Një pjesë fushore dhe malore në mes Malishevës dhe Klinës janë përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion, dhe është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, ka thënë Elezaj..