Vëllai i Mimoza Kusarit, Ylber Kusari, i cili para disa javësh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Jonathan Ausman në Kanada, tashmë është bërë me fëmijë, shkruan GazetaDemos.
Fëmija i çiftit është vajzë, të cilës i kanë lënë emrin Adea, dhe lindja e saj u bë përmes një nëne surrogate.
Dana Cross është gruaja e cila për 9 muaj ka mbajtur në bark fëmijën e Ylber Kusarit dhe bashkëshortit të tij Jonathan Ausman.
Përmes një postimi në Facebook, Cross ka shpjeguar në detaje të gjithë procesin e lindjes.
“Të hënën në mëngjes në orën 11:15 shkova te mamia ime dhe e kërkova të më shpërthente ujin”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Por çfarë është një nënë surrogate dhe si funksionon kjo?
Nëna surrogate apo ndryshe nëna zëvendësuese është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person ose çift tjetër, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo ajo të lind, njofton GazetaDemos.
Do të thotë ajo vetëm e mbanë fëmijën gjatë shtatzënisë.
Surrogacia është një marrëveshje, shpesh e shoqëruar edhe me një marrëveshje ligjore, ku një grua bie dakord të mbetet shtatzënë, të mbajë shtatzëninë në afatin e duhur dhe të lindë një ose disa fëmijë, e gjithë kjo për një person apo persona të tjerë, të cilët janë ose do të bëhen prindërit e fëmijës ose fëmijëve të porsalindur nga nëna surrogate (zëvendësuese).
Rastet më të shpeshta kur njerëzit mund të kërkojnë një marrëveshje të surrogatësisë janë atëherë kur shtatzënia është e pamundur, kur rreziqet e shtatzënisë paraqesin rrezik për shëndetin e nënës ose kur një burrë i vetëm ose një çift mashkull dëshiron të ketë një fëmijë.
Eksitojnë dy lloje të ndryshme të nënës surrogate.
Surrogate tradicionale
Kjo metodë përshin inseminimin e nënës zëvendësuese, pra përdoret veza e saj dhe spermatozoidi i babit të synuar.
Fëmija teknikisht do jetë pjesë e nënës zëvendësuese, por nga marrëveshja e bërë, babi i synuar do ta rrisë fëmijën së bashku me partnerin që ka.
Surrogate gestationale
Kjo metodë është më ndryshe për shkak se inseminimi ndodh nëpërmjet IVF (fertilizimi në mitër)
Ka disa kombinime të ndryshme të krijimit të këtij embrioni:
-Merret sperma dhe veza e prindërve të planifikuar
-Veza donatore dhe spermatozoidi i babit të synuar
-Spermatozoidet e donatorëve dhe veza e nënës
-Spermatozoidet dhe vezët e donatorëve
Pra, kombinimi i spermës/vezës i njërës nga këto mënyra, do të futet në nënën zëvendësuese, që do të thotë se fëmija nuk do të lidhet me zëvendësuesin në asnjë mënyrë.
Pra, thjeshtë nëna zëvendësuese do të bëj mbartjen e foshnjës dhe pas lindjes ua jep atyre që ka bërë marrëveshje me ta.
Ka shumë arsye pse dikush mund të zgjedhë të përdorë një nënë zëvendësuese. Ata kryesisht bëhen për shkak të shqetësimeve të shëndetit të nënës dhe fëmijës (si në rastin e Kim), por ka raste që bëhet për shkak se lindjet i dëshirojnë vetëm me një prind të synuar.
Në shumicën e vendeve eksitojnë agjenci surrogate për ta bërë këtë./GazetaDemos/
Lexo edhe: