Magazina
Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën
Mateo dhe Selin janë dy banorët që kanë shpëtuar në nominimin e bërë nga Miri, me Brikenën dhe Gimbon që do të shkojnë në një televotim për të martën.
Me pyetjen: “Kë doni të largoni?”, njëri prej tyre do të lërë shtëpinë në Prime-n e ardhshëm.
Mateo ishte i pari që i shpëtoi këtij televotimi dhe pak minuta më pas iu bashkua edhe Selin.
Ky nominim u krijua nga Miri në Prime-n e kaluar, i cili pasi u zgjodh lider i shtëpisë, vendosi që të dërgonte në nominim të katërt banorët.