Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Njerëzit do vdesin si mizat”- Paralajmërohen qindra vdekje nga i nxehti në këtë shtet evropian

    21/06/2025 17:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Autoritetet britanike japin alarmin, duke thënë se me qindra njerëz mund të vdesin nga vala e të nxehtit që po “përvëlon” Anglinë dhe Uellsin.

    Një nivel i tillë jetësh të humbura sipas tyre nuk do të ndodhte pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu, me temperaturat e rritura me 2-4 gradë Celsius nga ndotja nga lëndët djegëse fosile. Këto vdekje të parakohshme parashikohen në të dy rajonet, por normat më të larta të vdekshmërisë priten në Londër.

    Shumica e vdekjeve apo 85%, sipas mediave britanike, parashikohet të jenë persona të moshaës mbi 65 vjeç, të cilët konsiderohen edhe më të cënueshëm prej nxehtësisë ekstreme. Më të rrezikuarit janë ata që banojnë në qytet. Valët e të nxehtit gjatë stinës së verës kanë marrë nga 2020-ta deri në 2024-tën më shumë se 10,000 jetë njerëzish, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

    Kritikët i përshkruajnë si të pamjaftueshme përgatitjet e qeverisë për të mbrojtur njerëzit nga ndikimet në rritje të krizës klimatike. “Valët e nxehtësisë janë vrasëse të heshtura – njerëzit që humbasin jetën në to zakonisht kanë probleme shëndetësore para-ekzistuese dhe jo gjithmonë, listohet nxehtësia si shkak  kontribues i vdekjes”, thanë ekspertë nga Imperial College London, që thonë se analiza e tyre në kohë reale zbulon numrin e fshehur të valëve të nxehtësisë. Ne duam që në këtë mënyrë të kontribuojmë në dhënien e alarmit”, shprehen ata

    Artikuj të ngjashëm

    Ky vend i Evropës po përballet me tempratura ekstreme

    Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C 

    Temperaturat e larta, dogana thotë se importi i kondicionerëve në Kosovë është rritur 400 % në pesë vitet e fundit

    Të Fundit

    Gjoshi: PDK-ja mbështet liderët që e rritën partinë, prandaj Krasniqi ishte i vetmi kandidat

    “Njerëzit do vdesin si mizat”- Paralajmërohen qindra vdekje nga i nxehti në këtë shtet evropian

    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel flet për luftën: Izraeli duhet të mbrohet nëse dikush thotë se do ta eleminojë 

    Ramadani: Kolapsi energjetik të hetohet si sabotim ndaj shtetit

    Lideri suprem i Iranit emëron tre pasardhës potencialë në rast se ai vritet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.