Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Njërën e kam pasur si motër, dy i kam pas shoqe shumë të mira” – rrëfimi tronditës i 13-vjeçares nga Gjilani që u rrah nga bashkëmoshataret

    12/08/2025 23:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    13 vjeçarja nga Gjilani, cila ishte viktimë e një dhune fizike nga një grup i bashkëmoshatareve të saja, ka rrëfyer për “Piranjat” momentet e tmerrit që përjetoi.

    Ajo së bashku me dëshmitare treguan detaje tronditëse të asaj që ndodhi.

    Sipas rrëfimit të viktimës, ajo ishte ftuar nga disa vajza që i njihte si shoqe për një takim, por përfundoi duke u përballur me dhunë dhe kërcënime serioze për jetën.

    “Rrugës ma kanë ba që në mahall të vet janë tum prit mem rreh, veç sa mem shti me shku te shtëpia e braktistë. Njërën nuk e kam njoft, njërën e kam pasur si motër, dy i kam pas shoqe shumë të mira. Njëra ka bërë video, katër kanë shpreh dhunë, njëra veç ka nejt”, tha ajo.


    Ngjarja ka ndodhur në një ambient të izoluar ku vajza u mbajt përreth 50 minuta. Ajo u godit me shpulla e shqelma dhe nuk kishte mundësi të kërkonte ndihmë. Më pas, për shkak të frikës, nuk e tregoi rastin menjëherë as tek familjarët.

    “S’ka pas shanse mem pa askush. Të nesërmen kur më kanë pa iu kam thënë se jam rrëzu me trotinet, se më kanë shtanazhu që nëse i tregoj dikujt, ma bëjnë hala ma zi herën tjetër”, shprehet viktima.

    Një dëshmitare tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes konfirmoi dhunën dhe kërcënimet që kishte dëgjuar dhe përjetuar.

    “Më kanë kërcënuar edhe mua, më kanë thanë që kanë mem ther, mem mbyt. Ma kanë ba që nëse një njeri i gjallë e merr vesh, nuk ka mem ra mu mirë. Ka pas shpulla, shqelma. Nuk kam guxua me shku sepse jam frikësuar që pom therin”, rrëfen dëshmitarja.

    Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke nxitur thirrje për veprim të shpejtë të institucioneve ndaj dhunës mes të rinjve.

    VIDEO:

    Artikuj të ngjashëm

    Rrahje brutale në parkun e Mitrovicës

    Flet babai i vajzës që u dhunua nga bashkëmoshataret në Gjilan: Dikush prej prindërve nuk kërkoi as falje

    “Gruaja e zë burrin në flagrancë – konflikt në një lokal masazhesh në Prishtinë, ndërhyn Policia”

    Të Fundit

    Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

    Përplasen rëndë me motoçikletë, vdes 20 vjeçari shqiptar në Naxos

    Real Madridi i falet golit nga penalltia me Kylian Mbappen – fiton ngushtë ndaj Osasunas

    Tragjedi në Afganistan – mbi 70 viktima në një aksident të rëndë trafiku

    Agim Bahtiri, e vlerëson lartë Bedri Hamzën: Ai është për nivele të larta, nuk është për komune

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.