Një zjarr madh është shfaqur mbrëmë në orët e vona edhe në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton GazetaDemos.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur për GazetaDemos se si pasojë e këtij zjarri një person ka mbetur i lënduar.
Ahmeti shtoi se ky zjarr i ka përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përghithshëm.