Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një vit kryetar në Zubin Potok, Zeqiri: Grupet kriminale atje, bindën një pjesë të qytetarëve për të mos na pranuar

    26/05/2024 19:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i morën zyrtarisht detyrat e tyre.

    Fillimisht ata hasën në kundërshtime, e pati edhe tensione të mëdha majin e vitit të kaluar ku u plagosën edhe dhjetëra ushtarë të KFOR-it, pas ballafaqimit me protestuesit serb.

    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se situata ka ndryshuar për mirë.

    “Në fillim ju e dini se ne kemi hasur në një rezistencë të madhe. Kishim kundërshtime. Grupet kriminale atje, i bindën një pjesë të qytetarëve për të mos na pranuar, konkretisht edhe mua si kryetar. Pati tensione të mëdha, që do të mund të kishte sjellë edhe pasoja të mëdha, ndoshta edhe me humbjen e ndonjë jete”, tha Zeqiri.

    “Tani situata ka ndryshuar për mirë. Qytetarët janë të interesuar për të bashkëpunuar. Janë të interesuar për projektet, për punësim e po ashtu edhe për integrim. Sot kam zhvilluar edhe një takim me qytetarët ku diskutuam për projektet, punësimin dhe shqetësimet e tyre. Shumica prej tyre ishin serbë”, theksoi ai.

    “Kam thënë edhe para këtij referendumit që ishte, se nuk do të kalojë. Mendoj se e kemi fituar besimin e qytetarëve”, tha i pari i Zubin Potokut për Klankosova.

    Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë edhe me tre kryetarët e tjerë, Erden Atiqin e Mitrovicës së Veriut, Ilir Pecin te Zveçanit, dhe Lulzim Hetemin e Leposaviqit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur pyetjeve deri në publikimin e artikullit.

    Artikuj të ngjashëm

    Zeqiri reagon pas shpërthimit në Zubin Potok: Sulmi ndodhi në pronën e ish-kryetarit të Komunës

    Zeqiri thotë se ka pasur tentim për ta sulmuar: Prapë propaganda e shërbimeve sekrete të Serbisë

    Zeqiri: Me bllokim të kufijve, do të dëmtohet më së shumti komuniteti serb në Kosovë

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.