Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut: Kjo është kërkesa e Kosovës nga Serbia

    24/09/2024 17:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 24 shtator të vitit të kaluar, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra nga grupi i personave të armatosur serbë në Banjskë të Zveçanit. Për udhëheqjen e këtij akti terrorist dhe agresioni ndaj territorit të Republikës së Kosovës, përgjegjësinë e kishte marrë Millan Radoiçiq, atëherë nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Lista Serbe.

    E një vit pas, nga Kosova u kërkua dorëzimi i kriminelit Radoiçiq në Kosovë.

    Kryeministri Albin Kurti e bëri përgjegjëse Serbinë për tentimin e aneksimit të një pjese të Kosovës.

    Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i bëjë presion Beogradit t’i dorëzojë personat e armatosur të cilët, pas agresionit dhe pasi tre prej tyre mbetën të vrarë, u tërhoqën në Serbi.

    “Serbia është përgjegjëse dhe Serbia duhet të japë përgjegjësi. Plani ishte për të ndarë Kosovën. Plani ishte të aneksohej një pjesë e territorit” të Kosovës, tha kryeministri.

    Ai potencoi se grupi paramilitar “u orkestrua dhe financua nga Serbia” dhe paraprakisht në Kosovë kishte sjellë sasi të mëdha armatimi “për një konflikt më të gjerë e më të gjatë”.

    Policia e Kosovës pati ndërmarrë disa aksione bastisjeje në veri të vendit, dhe kishte konfiskuar më shumë se 80 mijë fishekë. Serbia ka thënë se grupi armatosur ka vepruar i vetëm.

    Sot ndërkaq, një rrugë që të çon në Banjskë ka marrë emrin e heroit Afrim Bunjaku.

    Më herët gjatë këtij muaji, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngrit aktakuzë ndaj 45 personave për shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor, për aktivitete terroriste, për financim të terrorizmit dhe për shpëlarje parash. Akuzat përbëjnë dënimin maksimal, atë të përjetshëm.

    Aktualisht, vetëm tre prej tyre gjenden nën arrest, derisa të tjerët janë në arrati dhe besohet se që të gjithë janë në Serbi.

    Në mesin e të akuzuarve në mungesë është edhe Millan Radoiçiq, i cili, sipas agjencisë së lajmeve AP, konsiderohet si politikan dhe biznesmen i pasur që ka lidhje me partinë udhëheqëse në Serbi, atë të presidentit Alleksandar Vuçiq.

    AP raporton se vitin e kaluar, Serbia e ndaloi përkohësisht Radoiçiqin pas shkëmbimit të zjarrit me dyshimin për komplot kriminal, posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve dhe akte të rënda kundër sigurisë publike. Radoiçiqi i ka mohuar akuzat edhe pse më parë pranoi se ai ishte pjesë e grupit paraushtarak që vranë policin e Kosovës.

    Radoiçiqi është nën sanksione amerikane dhe britanike si i dyshuar për aktivitet kriminal financiar.

    BE-ja dhe ShBA-ja e kanë dënuar sulmin dhe i kanë bërë thirrje Serbisë t’i dorëzojë personat e armatosur.

    Të martën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti “thirrjen për ndjekje të shpejtë penale ndaj përgjegjësve”, duke thënë se kjo është një kujtesë e nevojës për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ambasadori Jeffrey Hovenier tha se “Uashingtoni pret që kryesit e veprave dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm, të mbahet plotësisht përgjegjës”.

    “Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, edhe përkundër pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e policisë nderon kolegët e rënë në detyrë me një aktivitet sportiv, merr pjesë edhe djali i policit hero Afrim Bunjaku

    Axha i Afrim Bunjakut: Më thoshte, “çdo herë përshëndetem me fëmijët kur nisem në atë drejtim”

    Publikohet një video e Afrim Bunjakut duke patrulluar në rrugët e Zveçanit para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

    Të Fundit

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.