Ish-kandidati për kryetar të Skenderajt, Sokol Halili kishte realizuar një video ku pretendonte se do t’i jap 50 mijë euro për ata që i sjellin kinse emrat e “dëshmitarëve tradhtarë”, “spiuneve e veteranëve të rrejshëm”.
Ani pse video u realizuar kohë më parë, sot kjo video është duke iu prishur punë të akuzuarve nga Specialja në Hagë.
Prokuroria e Hagës, këtë video e ka përdorur si argument se krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, saktësisht Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, duhet t’u vazhdohet paraburgimi.
“Shtrirja e plotë e këtij problemi është paraqitur në një artikull edhe më të fundit të lajmeve që pretendon se një milioner nga Skenderaj po ofron një shpërblim prej 50,000 € për çdo person që i sjell atij informacion të saktë për ‘dëshmitarët tradhtarë’, ‘spiunët’ dhe ‘veteranët e rremë’ të cilët po dëshmojnë kundër ‘çlirimtarëve’ në Hagë dhe ofrojnë një video të individit që bën këtë ofertë dhe jep informacionin e tij të kontaktit”, thotë Prokuroria e Speciales.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kjo video është dëshmi se ekziston rreziku i ndërhyrjes në dëshmitarë, andaj duhet t’u vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.