Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një veturë e vjedhur në Gjermani gjendet dhe konfiskohet në Mitrovicën e Veriut

    05/06/2023 18:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Një veturë e cila është vjedhur në Gjermani është gjetur dhe konfiskuar në Mitrovicë të Veriut.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

    ‘’Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMW 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë’’

    Më tutje është bërë e ditur se Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri.

    Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit Gjerman.

    Artikuj të ngjashëm

    “Çdo informacion i vlefshëm”, Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares 

    Merz thotë se regjimi iranian është ‘dobësuar’ dhe ‘ndoshta’ nuk do të kthehet më si më parë

    Gjermani: Dyshohet se babai hodhi nga dritarja fëmijën e tij dyvjeçar

    Të Fundit

    Arrestimi i pesë policëve për vdekjen e 27-vjeçarit, IPK del me njoftim: Janë ndaluar për 48 orë

    Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste

    Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

    Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.