Alpi Shahini është futbollisti i radhës që largohet nga futbolli kosovar.
Qëndërmbrojtësi 18-vjeçar është transferuar nga skuadra e 2 Korrikut te gjiganti kroat, hajduk Split.
Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Hajdukin e Splitit.
Shahini ka debutuar si profesionist me skuadrën e 2 Korrikut në moshën 16-vjeçare, ndërsa ka qenë pjesë e grupmoshave zinxhir te Kosova nga U15 deri U19.
Kujtojmë që dy vitet e fundit është shtuar numri i futbollistëve që largohen nga Kosova në drejtim të skuadrave evropiane, shkruan IndeksOnline.
Vitin e kaluar Valmir Veliu u transferua në Turqi te Gaziantepi, kurse Arbnor Muja kaloi te skuadra belge, Antwerp, ku fitoi Kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Belgjikës.
Në janar radha ishte e Ermal Krasniqit, i cili u transferua nga Ballkani te skuadra rumune CFR Cluj.
Javët e fundit edhe dy futbollistët të tjerë të Ballkanit u larguan drejt Evropës.
Sulmuesi Albion Rrahmani u transferua në rumani te skuadra e Rapid Bukureshtit, ndërsa Meriton Korenica iu bashkua skuadrës turke manisa.