Një pjesë e Dragodanit, ka mbetur që nga mëngjesi pa ujë të pijshëm. Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë treguar arsyen pse ka ndodhur kjo.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku i ka thënë Gazetës Online Reporteri.net se për shkak të shpenzimit enorm, uji nuk ka mbërri në atë zonë, derisa paralajmëroi se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.
Mjeku tutje ka deklaruar se kërkesa për ujë ka tejkaluar parashikimet.
“Për shkak të shpenzimit enorm të ujit, uji nuk ka mbërri në atë pikë/zonë, por tash pas pak arrinë edhe në atë pjesë. Kërkesa për ujë ka tejkaluar parashikimet”, ka thënë Mjeku.