Një burrë në Pejë e ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Pejë / 02.04.2024 – 04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij. Njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë policore kanë dalë në vendngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.