Një incident ka ndodhur sot në një qendër tregtare në Kaçanik, ku një person është sulmuar me shkop druri.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit janë arrestuar tashmë dhe janë ndaluar për 48 orë.
Ata po dyshohenm për sulm fizik dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 15:00, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar informacion për një incident të ndodhur në një qendër tregtare në Kaçanik, ku një person ishte sulmuar me një shkop druri nga dy persona të tjerë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF – Kaçanik, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas janë paraqitur në stacionin policor. Pas intervistimit nga hetuesit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit A. Sh. (41 vjeç) dhe A. Sh. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes, për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajt.