Pasditen e së dielës, u raportua për të shtëna me armë zjarri në Mramor të Prishtinës, shkruan Gazeta Demos.
GazetaDemos ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishin disa vetura të policisë që kishin bllokuar rrugën.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti
Ajo njoftoi se policia ka identifikuar një veturë të dyshuar e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor.
“Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit”, tha Ahmeti për Demos.
Ndërkaq, bëhet e ditur se vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati.