Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka publikuar një video të një punëtori të mirëqenies publike të Komunës së Prishtinës, duke rrahur një qen.
Nga Fondacioni thonë se veprimi është mizor dhe i paligjshëm, derisa bëjnë të ditur se po përgatisin një padi penale kundër personit që shihet në video.
Ndër të tjerash, përmes një reagimi në rrjetin social, facebook, nga Fondacioni theksojnë se komuna e Prishtinës ka shkelur qëllimisht përgjegjësitë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke miratuar strehimore të paligjshme për qentë dhe duke i financuar këto strehimore me fonde publike.
Videoja dhe postimi si në vijim: