Para pak orësh një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Veternik, shkruan GazetaDemos.
Demos ka raportuar për rastin, ku janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Nga ky aksident, u lëndua një person i cili më pas mori edhe tretman mjekësor.
Lajmin për Demos e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut” tha Ahmeti.