Dyshohet se një person i armatosur është futur brenda ambjenteve të një hoteli në Lungomare.
Në vendngjarje kanë mbërritur FNSH dhe Forcat Shqiponja, të cilat kanë rrethuar hotelin ku ndodhet personi i armatosur.
Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa një ambulancë është prezent aty.
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit, që po terrorizon qytetarët që ndodhen në ambientet e hotelit.