Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    “Një nga uraganët më shkatërrues”, Florida përgatitet për t’u përballur me uraganin Milton

    09/10/2024 12:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shteti juglindor amerikan i Floridës, është bërë gati për goditjen nga uragani i fuqishëm Milton, mes paralajmërimeve për shira të dendura, erëra të forta dhe stuhi kërcënuese për jetën.

    Meteorologët thanë se qendra e stuhisë pritet të godas natën e së mërkurës në bregun perëndimor-qendror të Floridës. Ky rajon përfshin qytetin Tampa me 3.3 milionë banorë, që nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan që nga viti 1921.

    “Miltoni ka potencialin të jetë një nga uraganët më shkatërrues për Floridën qendrore perëndimore”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.

    Shqetësim i veçantë është mundësia e rritja e nivelit të ujit të nxitur kryesisht nga erërat e fuqishme që fryjnë drejt bregdetit. Qendra e uraganeve tha se nivelet e ujit mund të arrijnë nga 3 deri në 4.5 metra në zonat afër vendit ku syri i stuhisë godet në breg.

    Paralajmërimet për stuhinë janë në fuqi të mërkurën për pothuajse të gjithë bregun perëndimor të gadishullit të Floridës, që përfshin 500 kilometra.

    Rrugët ishin të ngarkuara të hënën dhe të martën pasi banorët ndoqën urdhrat e evakuimit për t’i shpëtuar shtegut të uraganit, ndërsa ata që zgjodhën të qëndrojnë bënë përgatitjet e fundit për t’u përballur me stuhinë.

    Uragani shkaktoi erëra të fuqishme prej rreth 260 kilometrash në orë vonë të martën, duke e bërë atë një stuhi të kategorisë së 5-të në shkallën Saffir-Simpson me pesë nivele. Stuhitë e përmasave të tilla pritet të shkaktojnë shkatërrime dhe dëmtime të shumta në shtëpi dhe ndërprerje afatgjatë të furnizimeve me energji.

    Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se zonat në Floridën qendrore dhe veriore priten të kenë 15-30 centimetra reshje, me sasi më të larta në disa vende. Stuhia pritet të kalojë Floridën dhe të hyjë në Oqeanin Atlantik të enjten.

    “Evakuohuni tani, tani, tani”, këshilloi presidenti amerikan Joe Biden banorët e Floridës të martën nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti ka anuluar udhëtimet këtë javë në Gjermani dhe Angola për të qëndruar në SHBA për të mbikëqyrur përgatitjet dhe përgjigjen ndaj Miltonit, tha Shtëpia e Bardhë.

    Milton ka të ngjarë të jetë “një përbindësh”, tha të martën guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Ai u bëri thirrje banorëve të Floridës që t’i kushtojnë vëmendje raporteve të parashikuesve të motit dhe t’u përmbahen urdhrave lokale të evakuimit.

    Guvernatori tha se Florida do të aktivizojë 8,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar përballjen me pasojat e Miltonit.

    Uragani Milton pritet të godas vetëm dy javë pasi Uragani Helene goditi shtetin. Zoti DeSantis tha të martën se Departamenti i Transportit të Floridës ka hequr 1,300 kamionë me mbeturinat e lëna nga uragani Helene në pak më shumë se 48 orë. Ai tha se heqja e një “sasie shumë të madhe ” mbeturinash, do të parandalojë dëme të mëtejshme./VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Uragani në Florida: Mbi frigorifer në mes të oqeanit, shpëtohet kapiteni i anijes

    Banorët e Floridës rikthehen në shtëpitë e përmbytura nga uragani Milton

    Uragani Milton shkatërron Floridën, krejt çka dihet deri tani

    Të Fundit

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë

    Ukraina po planifikon sulme të reja thellë brenda Rusisë – thotë Zelensky

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.