Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

    19/06/2025 16:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit A.R., i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 03.06.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.R, ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

    “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale, nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i shmanget procedurës penale dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, i njëjti mund të asgjësojë, fsheh, falsifikojë provat e veprës penale ose mund të pengojë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria serbe ndan para ndaj të dyshuarve për krime lufte që ndodhen në burgjet e Kosovës

    E vërteta që i tejkalon filmat: Si iki Fikret Shatri nga kati i tretë i burgut

    Edhe Belgjika, si Danimarka – do një burg në Kosovë

    Të Fundit

    Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin për pavarësinë e Kosovës

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal

    Osmani: Zërat e të mbijetuarve të dhunës seksuale tejkalojnë kufijtë tanë

    Netanyahu: Nëse duhet, Izraeli gati të luftojë edhe pa ndihmën e Amerikës

    Mërgimtari nga Kosova vdiq në një aksident trafiku në Francë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.